Botë e Çuditshme Design

Njihuni me skulptorin që ndryshon formën e gurit

Tingëllon çuditshëm, por ky skulptor mund të gjallërojë edhe gurët.

Skulptori spanjoll José Manuel Castro López nuk ka frikë të eksperimentojë dhe të ndryshojë idetë e njohura sipas dëshirës së tij.

Në skulpturat e tij të dorës, të cilat janë gdhendur me shkathtësi nga kuarci dhe graniti, ai i bën objektet e forta të duken si të lakueshme dhe të buta.

Mjeshtri thotë se ai përpiqet të lidhet me secilin gur dhe t’i japë frymë jete. Shfletoni galerinë e mëposhtme për të shikuar gurët më të pazakontë.