Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk di të ndalet, Majk paralajmëron projektin e radhës!

Majk është një reper, këngëtar dhe tekstshkrues shumë i dashur për publikun. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti lansoi plot dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me Gjikon dhe një me Bardhin.

Pas suksesit me dy këngët e fundit duket se Majk nuk ka të ndalur, pasi së fundmi ka postuar në ‘Instastory’ një foto të kamerave duke treguar se po xhiron videoklipin e këngës së re. Nuk dihet nëse projekti i ri muzikor do të jetë një bashkëpunim apo jo edhe pse para pak ditësh në një intervistë ekskluzive për TAR në ‘Colour Day Festival’, Majk na konfirmoi dhe dy bashkëpunime të reja, ku një është me Getoar Selimin dhe një tjetër me një artist të ri.

Pak ditë më parë Majk ka postuar në ‘Instastory’ disa video, ku duket brenda një makine dhe i rrethuar nga fansat e tij, të cilët janë shumë entuziansmuar që po e shikojnë atë. Duket që Majk është shumë i lumtur, që është i rrethuar me kaq shumë dashuri nga kaq shumë persona, që e mbështesin dhe duan muzikën e tij.