Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni se çfarë pëlqen t’i bëjë djemve Loredana…

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Më i fundit në fakt është një Instastory ku me anë të një shkrimi në bluzen e saj, na ka habitur paksa duke na treguar se çfarë pëlqen bukuroshja t’i bëjë djemve. Nuk dihet nëse është një diçka ‘funny’ apo realisht Lori është pak toksike, por në të shkruhet:

Më pëlqen t’i bëj djemtë të qajnë 

Vetëm pak ditë më parë Loredana ka habitur ndjekësit dhe ka ngritur mjaft dyshime për jetën e saj romantike me një video të postuar në TikTok. Reperja shfaqej duke u puthur në buzë një vajzë dhe krahas ka shkruar: “E dashura ime e re”. Nuk dihet nëse ky është vetëm një trend apo Lori na ka zbuluar një diçka që nuk e dinim për sa i përket raporteve të saj romantike.