Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Nuk e dua kurrë një fëmijë si ty”, Egla përplaset me Françesën: “Do të kisha çuar te murgeshat…”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në Big Brother VIP, mes Eglës dhe Françeskës. Teksa ndodheshin në oborr, me tone të larta, Françeska i ka kërkuar një shpjegim Eglës se pse i tha se i vjen turp nëse do të kishte një fëmijë si ajo. Egla e theksoi edhe njëherë deklaratën e saj, ndërsa shtoi se nëse do të kishte një fëmijë si Françeska do ta dërgonte te murgeshat.

Françeska: Më the më mirë mos të kisha fëmijë sesa të kisha ty.

Egla: Më the ta kesh për nder të kesh një fëmijë si unë dhe të thashë të kisha një fëmijë si ty larg qoftë, do e kisha çuar te murgeshat. Hajde, hajde se ti nuk di asgjë. Më mirë pa fëmijë sesa me një fëmijë si ty.

Françeska: Nuk të vjen zor…

Egla: Jo s’më vjen.

Françeska: Është e turpshme. Bie në nivelin zero me këto që thua. Ti nuk e di se çfarë nxjerr nga goja. Sjellja jote është në nivelin zero.