Bota Travel

Nuk ka pushime verore për polakët!

Rreth 60% e polakëve nuk mund të përballojnë pushimet këtë vit, sipas një sondazhi të ri. E përditshmja “Super Express” nënvizoi efektet e inflacionit në planet e pushimeve të polakëve.

Inflacioni qëndroi në pothuajse 14% në muajin maj dhe sipas ekonomistëve, kulmi i rritjes së çmimeve do të ndodhë në verë ose në vjeshtë. Ne mund të blejmë gjithnjë e më pak krahasuar me paratë që fitojmë, me fjalë të tjera po varfërohemi. Përkeqësimi i situatës financiare të polakëve do të thotë se shumë prej tyre nuk do të mund të largohen për një festë të dëshiruar.

”Super Express” raportoi se të pyetur nëse do te kishin mundësi të shkonin ose jo me pushime, 40% e të anketuarve u përgjigjën “po” dhe 60% ”jo”. Sondazhi u krye nga kompania ”Badan Pollster” përgjatë 24-25 majit, me pjesëmarrjen e 1 062 qytetarëve polakë. Ndërkaq, për ju që po planifikoni pushimet tuaja verore, duke pasur parasysh që mund të udhëtojmë përsëri pothuajse kudo në botë, është disi e vështirë që të përpiqemi të zgjedhim saktësisht një vend se ku do të shkojmë.

Për fat të mirë, ‘Airbnb’ ka publikuar së fundmi një raport të detajuar i cili tregon destinacionet se ku po dynden njerëzit këtë verë, kështu që ju ose mund të planifikoni pushimet tuaja në një vend që është realisht në trend ose mund të zgjidhni t’i shmangeni turmave dhe të shkoni diku tjetër.

Ndërkaq, rikujtojmë se të udhëtosh me një fëmijë mund të duket si një sfidë e vështirë, por për fat të mirë, ka disa truke të vogla që do të ndihmojnë që gjithçka të shkojë pa stres. Nëse është e mundur, planifikojeni udhëtimin në mënyrë që të përkojë me kohën kur foshnja normalisht shkon për të fjetur. Në këtë mënyrë do të shmangni nervozizmin dhe inatin.