Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur me surprizat! Ronela Hajati ‘nuk është aspak një influencë e mirë’…

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Vetëm pak ditë më parë, artistja publikoi surprizën e saj me titull ‘TQR’ e duket se nuk ka të ndalur. Teksa ka postuar pak më parë në Instastory një pjesë nga montazhi i videoklipit të këngës së saj të radhës krahas ka shkruar: “Asnjë lloj influence e mirë!”

Epo, mesa duket projekti muzikor që pritet të vijë mund të jetë paska eksplicit…

Një deklaratë paksa ‘thumbuese’ ka ardhur nga Ronela për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.