Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk po duron dot më, Justin Bieber tërhiqet nga muzika?!

Ylli i muzikës pop Justin Bieber është gati të heq dorë nga muzika. Burimet e afërta me këngëtarin thanë se ai dëshiron të tërhiqet nga publiku dhe karriera e tij, së bashku me bashkëshorten e tij modele 26-vjeçare, Hailey Bieber. Një mik i Justin pohoi se:

Justin nuk ka qenë rehat me botën për një kohë të gjatë dhe fama e tij po e dëmton atë. Edhe psikologu i tij thotë se nëse kjo është ajo që e bën atë të pakënaqur, ai duhet të marrë vendimin e vështirë për t’u tërhequr.

Pavarësisht publikimit, artisti nuk ka konfirmuar apo mohuar asgjë. Rikujtojmë, se artisti anuloi koncertet në Australi dhe Zelandën e Re për turneun botëror të “Justice World Tour”. Fansat nuk hezituan të shprehin zemërimin e tyre në rrjetet sociale, duke e quajtur situatën zhgënjyese. Zyrtarët që bënë njoftimin nuk shpjeguan arsyen e anulimit, por siguruan publikun se biletat e tyre do të rimbursoheshin.

Ndërkaq, Bieber së fundmi ka shitur të drejtat muzikore të karrierës 15-vjeçare të katalogut të këngëve të tij për 200 milionë dollarë. ‘Wall Street Journal’ raporton se ylli i muzikës pop ka nënshkruar me Hipgnosis Songs Capital, i mbështetur nga Blackstone dhe shënon një tjetër blerje të një katalogu të suksesshëm muzikor, siç ka ndodhur me artistë të tjerë si Bruce Springsteen dhe Bob Dylan. Me marrëveshjen e përfunduar, Hipgnosis merr pjesën e Bieber të të drejtave për disa nga hitet e tij më të mëdha, duke përfshirë “Baby”, “What Do You Mean”, “Sorry” dhe “Love Yourself”.