Celebrities Gossip Showbiz

Nuk punuan më kurrë bashkë… Ledri dhe ish- menaxheri i tij lënë pas inatet e vjetra?

Ledri Vula dhe ish- menaxheri i tij prej 5 vitesh, Faton Shoshi njiheshin për marrëdhënien e tyre shumë të mirë. Ata nuk kishin vetëm një lidhje profesionale me njëri-tjetrin, por ishin gjithashtu shokë shumë të mirë. Gjatë kohës që punonin bashkë, reperi pati një sërë këngësh të suksesshme dhe e konsideronte Fatonin si familjen e tij.

Derisa një ditë, Fatoni zgjodhi të mos ishte më menaxheri i Ledrit. Deri këtu çdo gjë është në rregull, pasi rrugët e karrierës mund të ndahen. Ajo që bëri të gjithë të mendojnë se mes tyre mori fund dhe shoqëria është fakti se nuk u panë më bashkë. Në asnjë event apo organizim ku Ledri ishte, Fatoni nuk dukej gjëkundi, duke marrë me mend se shoqëria mes tyre ishte krisur pas shkëputjes profesionale.

Edhe pse ende nuk dihet e vërteta dhe shkaqet e kësaj ndarje, dimë të themi se dyshja tanimë nuk ka konflikte mes tyre. Së fundmi është pulikuar një foto ku duket reperi dhe ish- menaxheri i tij nën shoqërinë e një grupi shoqëror dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre na shuan çdo dyshim rreth marrëdhënies mes tyre.

Epo, të tilla ribashkime duam të shohim!