Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Numri i kalorive në menutë e restoranteve, a do të ishte një zgjedhje e mirë?

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të prezantojë ligjin për ta bërë të detyrueshme që bizneset e mëdha të shfaqin informacionin e kalorive në menutë e tyre, që nga muaji i këtij viti. Rregullat e reja prekin të gjitha restorantet, baret dhe kafenetë me 250 ose më shumë punonjës dhe do të futen si pjesë e një përpjekjeje për të trajtuar obezitetin. Programi i mëngjesit i ‘Radio 5 Live’ ka zbuluar se çfarë mendojnë dëgjuesit e tyre për ndryshimin.

Vendosja e kalorive në menu do të ndikojë në mënyrë disproporcionale në shëndetin mendor. Shumica e njerëzve nuk e kanë idenë e kalorive që hanë çdo ditë. Joni, nga Mançester, është një kuzhinier në një institucion qeveritar dhe tha se ka përfitime nga ky rregull, kur në praktikë do të thotë më pak ushqim.

Ai tha se në përvojën e tij, kompanitë e kateringut po heqin dorë nga ushqimi i përgatitur në favor të ushqimit të përpunuar dhe të ngrirë për të bërë më të lehtë sigurimin e shifrave të kalorive.

Të kesh përmbajtje të detyrueshme kalori në menutë e restoranteve është një ide e shkëlqyer.

Të shkuarit në një restorant është një aktivitet që na bën të ndihemi të përkëdhelur. Njerëzit e tjerë po gatuajnë për ne dhe ne thjesht mund të relaksohemi dhe të shijojmë vaktin tonë të preferuar me njerëzit tanë të preferuar. Ndonjëherë, krijimtaria e stafit mund të shkojë më larg sesa mendonim se ishte e mundur.

A keni dashur ndonjëherë të hani nga kutia e këpucëve apo edhe më mirë, nga një këpucë? Çdo gjë ka rregullat e veta të patreguara dhe biznesi i restoranteve nuk bën përjashtim. Sa herë që porosisim ushqim, duhet të përdorim një menu, kështu që ky bëhet një mjet i fuqishëm që ndikon dhe drejton zgjedhjet tona.