Celebrities Gossip Health & Beauty Lajmet e fundit

Olta Gixhari paska patur të drejtë gjatë gjithë kësaj kohe?!

Aktorja simpatike Olta Gixhari, shumë herë ka tërhequr vëmendjen e fansave jo vetëm me talentin, por edhe me pamjen e saj mjaft tërheqëse. Në gushtin e vitit të kaluar ajo u bë nënë për herë të parë. Olta shpeshherë ka postuar foto të vogëlushit të saj në rrjete sociale, edhe pse nuk i ka zbuluar fytyrën.

Pak kohë më parë, një postim i Oltës tërhoqi vëmendjen e fansave, jo vetëm me komente pozitive, por edhe me ato këshilluese e ndoshta edhe të ashpra. Ajo postoi një foto me vogëlushin e saj i cili nuk mbante veshur çorape. Fotoja shoqërohej me mbishkrimin “paqja ime #amar”.

Komentuesit u treguan mjaft të ashpër, me komente të tilla si: “Idjote pa çorape bebi, gjynah në këtë të ftohtë” “Pa corape?”, “Ke harruar ti veshesh corape”.

Megjithatë, ndoshta Olta ka patur të drejtë dhe kanë qenë komentuesit ata që kanë gabuar! Studimet e fundit tregojnë që fëmija duhet të ecë zbathur për disa arsye. Së pari, ndërkohë që fëmija mëson të ecë, do të rrëzohet më pak kur nuk ka veshur çorape. Gjithashtu, fëmija do të ketë qëndrim më të mirë, forcon pjesën e poshtme të këmbëve, dhe stimulon zhvillimin motorik të tij.

Me sa duket, aktorja simpatike nuk qenka gabuar, dhe nuk është e vetmja. Një tjetër personazh publik që shpeshherë mban vogëlushen e saj pa çorape, është Sara Hoxha. Gjithashtu, edhe Sara Karaj nuk i vesh gjithnjë çorape djalit të saj.