Celebrities Fashion Showbiz

Olta Gixhari si Marilyn Monroe, veshjet e bukuroshes njësoj si ikona e kinematografisë!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistet e këtij sezoni padiskutim që ka qenë edhe Olta Gixhari.

Jo vetëm një banore shumë e fortë, por Olta ka spikatur gjithashtu edhe me shijet e saj në modë.

Bukuroshja ka shkëlqyer me outfit-et që ka zgjedhur, teksa me disa prej tyre na ka kujtuar Marilyn Monroe.

Fustanet e ngjyrave të kuqe apo të bardhë, prerjet e veçanta dhe mëngët e fryra janë vetëm disa nga detajet me të cilat Olta ka sjellë në kujtesë ikonën Monroe.