Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Olta Sheta për nominimet e Heidit: “Për mua çoi dëm gjithë atë shans dhe do bëhet pishman…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Olta Sheta, ish-konkurrente e edicionit të “Big Brother 3”. Mbrëmjen e djeshme në spektakël u soll në vëmendje një temë shumë delikate e diskutuar nga Egla, Julia dhe Roza në lidhje me ngacmimet seksuale në favor të një pune. Si e pa Olta të gjithën këtë? Zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Heidi u zgjodh liderja e shtëpisë dhe në dorë kishte të dërgonte në nominim tre banorë të tjerë së bashku me Ledjonën. Si e komenton Olta zgjedhjen e Heidit?

I erdhi një shans që nuk besoj se do ta ketë më. Kjo ishte gati gati si Kutia e Pandorës. Nuk bëri nominim të fortë. Duhet të kishte nominuar Meritonin, Ilnisën dhe Julin sepse me ata ka debate gjatë gjithë kohës. Unë Vesën nuk e quaj fare lojtare, rrin kot aty dhe nuk e kuptoj se si ka shkuar deri në këtë fazë të lojës. Heidin e ofendoi shumë dje sepse e preku shumë nominimi. Atje do lëndohesh, do të të lëndojnë dhe do lëndosh, është pjesë e lojës, nuk ka lidhje emocioni. Për mua çoi dëm gjithë këtë shans dhe do bëhet pishman por nuk ka më vlerë sepse u bë.

Si e shikon Olta çiftin Meriton-Ilnisa?

Lidhjen e tyre e shoh vetëm në kuadër të lojës. Meritoni u hodh tek të gjitha vajzat në fillim, duke pasur një raport dashurie ti njëherë do ndahesh njëherë do bashkohesh dhe publikun e tërheq kjo gjë. Nuk shoh asnjë ndjenjë nga Meritoni, edhe kur e mbron Ilnisën e bën sepse ashtu duhet. Nuk mendoj se do të rezistoj jashtë lidhja e tyre.

Romeo-Heidi?

Heidi e pëlqen Romeon, e shikoj se si e shikon, si preket me të, lëshon lot në çdo fjalë të tij. Romeo nga ana tjetër nuk i lë fare hapësirë Heidit të flas, nuk e lë të shprehet, e kupton çfarë thotë ajo por bën kot sikur nuk kupton, kërkon të viktimizohet.

Finalistët e këtij edicioni sipas Oltës kush janë?

Egla sigurisht, për mua është fituesja, Romeo, Juli, Heidi dhe Meritoni. Duhet dikush nga Kosova.