Showbiz

Orlando Bloom sapo pranoi se dëshiron një tjetër fëmijë! Çfarë mendon Katy Perry për këtë?!

At e rindezën sërish zjarrin e dashurisë së tyre kur pranuan publikisht në muajin Prill se janë bashkë.

Që pas rikthimit të Katy Perry me Orlando Bloom ata janë shfaqur gjithmonë bashkë duke e bërë lidhjen e tyre akoma më serioze…por a është aq serioze sa lindja e një fëmije?!

I pyetur në rrjetin social Instagram nëse dëshiron të ketë një tjetër fëmijë, Orlando çuditërisht është përgjigjur me shumë emocion duke thënë: “Po, e adhuroj të jem baba”.

Çfarë mendimi ndan këngëtarja e famshme për këtë dëshirë të partnerit të saj? Katy Perry pritet të reagojë për të rrëfyer nëse është gati për t’u bërë mama.

Kujtojmë se Orlando Bloom ka një djalë nga martesa e tij e mëparëshme me modelen e famshme Miranda Kerr.