Celebrities Gossip Showbiz

Pa e ditur as vetë! Megi Pojani ‘gdhend’ në trupin e saj…

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

E së fundmi, ashtu siç vetëm ajo di të jetë- tepër spontane, zgjodhi të ‘gdhend’ në trupin e saj dy tatuazhe për të cilat as vetë nuk mendoi gjatë. Fillimisht, Megi tregoi me anë të një Instastory se po shkon për të bërë tatuazh edhe pse ende nuk ka asnjë ide.

Po shkoj për të bërë tatuazh pa patur asnjë ide 

Teksa na tregoi pak nga procesi, Megi jo vetëm që bëri tatuazh, por bëri dhe plot dy të tilla. Dy ‘gdhendje’ minimaliste, por të veçanta ashtu si bukuroshja di të krijojë.

Daddy issues dhe Thesar kombëtar 

Motrat Pojani kanë treguar se nuk kanë komplekse dhe se e duan veten ashtu siç janë, por mesa duket diçka paska shkuar pak keq sepse së fundmi ato kanë bërë një ndërhyrje në gjoks për ta zmadhuar atë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Megi, e cila me anë të një postimi në Instagram ka shkruar se jeta e saj ishte shumë e thjeshtë kur kishin gjoks të vogël, por pasi ka provuar ndjesinë e re ka pësuar një formë konfuzioni.