Celebrities Gossip Showbiz

Pa komplekse si gjithmonë, Ronela Hajati tregon pjesën e trupit të saj që urren më shumë!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj. Ashtu si ka qenë edhe më e fundit ku këngëtarja teksa ka treguar se ndodhet në një qendër estetike dhe na ka zbuluar pjesën e saj të trupit që urren më shumë dhe janë pikërisht, gishtat e këmbëve.

Kënga e parë që lançoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të publikohej nga veshja si nuse e bukuroshes, por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka gati dy javë që është publikuar dhe ka më shumë se dy milion klikime në platformën YouTube.