Showbiz

Pamela Anderson ndër të parat që del kundër lëvizjes “#METOO”

Në një intervistë të dhënë së fundmi për programin “Now’s 60 Minutes” në Australi, aktorja e famshme Pamela Anderson ka bërë disa deklarata të forta që nuk janë mirëpritur nga publiku.

51-vjeçarja u shpreh se lëvizja “#METOO” nuk po shkon në drejtimin e duhur pasi po përdoret nga vajza të ndryshme për përfitime monetare si edhe famë.

Ajo është e mendimit se i gjithë ky feminizëm i tepruar po i paralizon meshkujt dhe ky idealizëm po bëhet i mërzitshëm dhe nuk po shkon askund.

“Mamaja më ka mësuar që të mos shkoj nëpër hotele me njerëz të panjohur” ,-tha ajo duke ironizuar akuzat për abuzime seksuale të cilat nuk janë të bazuara në fakte.

Ylli i “Baywatch” i është bashkuar zërave të Melanie Sykes dhe Lindsay Lohan të cilat janë të vetmet që e kanë kundërshtuar këtë lëvizje.