Celebrities Gossip Showbiz

Pamje nga festa e ditëlindjes së vajzës së Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos…

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër të një vajze në 15 korrik të vitit të kaluar. Lajmin e bukur e dha vetë Turi me anë të një Instastory ku tregoi krevatin e vajzës të mbuluar me kukulla dhe zbuloi emrin e veçantë që i kanë vendosur gjithashtu. Bebushja e tyre quhet Atara Hysko.

Ditën e sotme, çifti bëjnë plot 1 vit që janë bekuar me engjëllin e tyre dhe fjalët më emocionuese nuk mund të mungonin në këtë ditë kaq të veçantë. Me anë të postimeve në llogaritë përkatëse në Instagram, Orinda dhe Turi nuk i kanë kursyer urimet e ëmbla për vogëlushen e tyre në ditëlindjen e saj të parë. Të dy kanë postuar disa foto dhe videonga festa e ditëlindjes e organizuar për vajzën e tyre të embël.

Çiftin nuk i shohim thuajse kurrë në intervista së bashku, megjithatë së fundmi e kanë ‘thyer akullin’ duke ju përgjigjur disa pyetje paksa personale dhe familjare.