Pardon My French

“Pardon My French” drejt fundit…

Një episod shumë i veçantë ky në “Pardon My French” ku Jonida dhe Kevi risollën çastet më të bukura përgjatë këtij sezoni të parë. Një emision me shumë të ftuar specialë i sjellë çdo të mërkurë nga ora 18.00 deri në orën 20.00 në Top Albania Radio.

Gjatë këtij episodi dyshja rikujtoi intervistat më interesantë të sezonit si edhe të ftuarit më të vështirë dhe më të mbyllur. Gjithashtu, ata përmendën edhe të intervistuarit më të hapur dhe pa komplekse për t’u përgjigjur çfarëdo lloj pyetjeje.

Jonida dhe Kevi sigurisht folën edhe për vështirësitë me të cilat u përballën për shkak të pandemisë. Ato lidheshin me infektimin nga virusi, apo kufizimet e ndryshme, si edhe rritjen e vështirësisë për të marrë disa të ftuar.

Dyshja shprehu falenderime dhe mirënjohje për këdo që e mundësoi këtë emision, por edhe për të ftuarit që ishin të pranishëm në studio apo me anë të lidhjeve telefonike. Kujtojmë se ka patur të ftuar që kanë bërë daljet e tyre publike vetëm në “Pardon My French”, ndërkohë që ka patur e të tjerë që kanë sjellë shumë atmosferë dhe energji pozitive gjatë intervistave.

Momente humoristike, intervista ekskluzive e shumë çaste interesante ka patur gjatë episodeve. Rubrika zbavitëse të tilla si “Polici i mirë, polici i keq” apo “Kundër rrymës” kanë ardhur me shumë humor nga Jonida dhe Kevi. Një emision drejt mbylljes së këtij sezoni të suksesshëm në Top Albania Radio, fundi i të cilit vjen të mërkurën e ardhshme me një intervistë shumë speciale!