Sport

Partizani triumfon ndaj Dinamos, “nëndetësja” zhytet në krizë!

Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në derbin ndaj Dinamos për të dalë nga kriza e rezultateve dhe për të bërë hapa lart në renditje, ndërsa zhyt edhe më shumë blutë.

Në një ndeshje me shumë emocione, ku nuk munguan rastet, Partizani ishte më kërkues dhe më i rrezikshëm para portës. Por Bakaj u tregua vendimtar me pritjet e tij ndaj sulmuesve të Partizanit, ashtu si edhe Teqja ndaj disa tentativave në fundin e pjesës së parë dhe një goditje të Çinedu nga distanca. Edhe Belica shpëtoi një herë portën nga një gol i sigurt duke devijuar sferën në vijën fatale, para se të vinte goli i avantazhit me anë të Malës.

Pas atij goli, të kuqtë arritën të administronin mirë rezultatin dhe siguruan tre pikë të cilat i mundësojnë që t’i afrohet përsëri grupit të skuadrave që luftojnë për podiumin e kampionatit. Ndërsa Dinamo pëson humbjen e tretë radhazi dhe tashmë duhet të ketë kujdes që të mos përfshihet përsëri në vorbullën e luftës për mbijetesë.