Showbiz

Pas 90 ditësh, Demi Lovato largohet nga qendra e rehabilitimit

Prej 90 ditësh këngëtarja e famshme Demi Lovato ka marrë terapi intensive për varësinë ndaj substancave narkotike dhe familjarët e saj kanë konfirmuar se po ja del mjaft mirë.

Ajo është fotografuar sërish jashtë qendrës së rehabilitimit ku u shtrua rreth 3 muaj më parë falë bindjes së familjes dhe skuadrës së saj menaxheriale.

Ditën e kaluar Demi Lovato u fotografua në një restorant në Beverly Hills teksa po drekonte me një nga miqtë e saj më të mirë, stilistin Henry Levy.

26-vjeçarja dukej në formë të shkëlqyer teksa buzëqeshte dhe bisedonte me mikun e saj. Fotot e shkrepura janë bërë një person në restorant i cili ka spikatur këngëtaren në një formë mjaft të mirë fizike dhe mendore.

Të gjithë shpresojnë që ajo t’i kthehet sa më shpejt normalitet duke shpresuar që nuk do të qëndrojë më në qendrën e rehabilitimit por të rikthehet fuqishëm me prurje të reja muzikore.