Celebrities Showbiz

Pas Lojërave Olimpike Simone Biles bën këtë ndryshim drastik në look-un e saj!

Pas kthimit në shtëpi nga Lojërat Olimpike në Japoni, Simone Biles vjen me një ndryshim të madh. Simone e cila ka patur një performancë të shkëlqyer në Olimpiadë dhe ka fituar katër medalje të arta, shfaqet tepër e mrekullueshme me look-un e saj të ri.

24-vjeçarja shfaqi në Instagram modelin e ri të flokëve me gërsheta. Ditën e diel, Simone postoi dy foto me gërsheta të vegjël shumë interesantë, ku flokët e saj të gjatë dukeshin të mrekullueshëm. Fotot i shoqëroi me një shkrim ku tregonte se vërtet i pëlqente vetja me ato flokë. Ndërkohë, kujtojmë se modelet e flokëve me gërsheta kanë dalë shumë në modë kohët e fundit.

E ëmbël si karamele.

Duket se edhe fansat e pëlqyen këtë model, teksa të shumtë ishin ata që i bënë komente mjaft pozitive Simone. Kujtojmë, së Biles vendosi të heqë dorë nga Olimpiada për shkak të problemeve mendore, ndërkohë që në 3 gusht mori vendimin t’i sfidojë problemet e shëndetit mendor duke marrë pjesë kështu në garë.

Të shumtë ishin personazhet publike që i qëndruan pranë dhe e mbështetën, ndër të cilët përmendim Taylor Swift dhe Justin Bieber. Simone Biles ka treguar një forcë të madhe dhe një vendosmëri si sportiste dhe si qenie humane që është vërtet për t’u vlerësuar.