Bota Tech

Pas ndërprerjes globale e cila shqetësoi blerësit, “Amazon” rikthen shërbimin!

“Amazon” së fundmi ka njoftuar që dyqanet e saj në internet janë kthyer në shërbimet normale pasi një ndërprerje globale e cila pamundësoi blerjet në faqet e vendit të saj. Sipas faqes së internetit të monitorimit të ndërprerjeve “Downdetector”, shërbimet u ndërprenë për gati dy orë dhe në kulmin e tyre, më shumë se 38,000 raporte përdoruesish treguan probleme me dyqanet online të “Amazon”.

Kjo problematikë thuhet se ndodhi të dielën në mbrëmje në Shtetet e Bashkuara dhe të hënën në mëngjes për pjesën më të madhe të botës. Një zëdhënës i “Amazon” tha se:

Disa klientë mund të kenë hasur përkohësisht probleme gjatë blerjes. Ne e kemi zgjidhur çështjen dhe gjithçka tani po funksionon normalisht.

Sidoqoftë, zëdhënësi nuk pranoi të komentonte arsyen e ndërprerjes. Kjo thuhet të jetë ndërprerja e dytë që nga fundi i qershorit kur përdoruesit përjetuan një ndërprerje të shkurtër në platformat Amazon duke përfshirë ‘Alexa’ dhe ‘Prime Video’ para se shërbimet të riktheheshin.

Rikujtojmë, se prokurori i Uashingtonit para disa kohësh nisi një proces gjyqësor kundër “Amazon”, me akuzën për pengim të konkurrencës në tregtinë në internet. 

Rikujtojmë, gjithashtu një deklaratë të biznesmenit Marc Pocan e cila bëri bujë të madhe mediatike. Ai hodhi akuza të forta ndaj kompanisë së njohur “Amazon” të miliarderit Jeff Bezo-s.

Të paguani punëtorët 15 dollarë në orë nuk ju bën një ‘vend pune progresiv’ kur ju bllokoni sindikatat dhe i bëni punëtorët që të urinojnë në shishe uji.

Por nuk mbeti me kaq! “Amazon” ka ardhur me një tjetër reagim ku më në fund ka pranuar përgjegjësinë e saj, duke theksuar se mohimi ishte “një autogol”.