Celebrities Gossip Showbiz

Pas postimeve të fundit të Ronelës fshihet diçka dhe vetëm një person e di se çfarë…

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, në Instastory-t më të fundit të bukuroshes ajo na ka lënë të dyshojmë paksa me atë që ka shkruar, ku teksa ka ripostuar disa nga fotot e saj krahas ka shkruar:

Megi Shehu (mikesha e këngëtares), më tha: Nëse dikush të njeh si mua e kupton shumë mirë pse i nxjerr këto fotot

Që nuk ishin thjesht ripostime e kuptuam, por cila është arsyeja vallë?

Artisja ka publikuar dy bashkëpunime për këtë sezon veror, një me Marselin para një muaji që ka mbi 3 milion klikime dhe dueti me artistin Olsi Bylyku. ‘Si ke mujt’ në vetëm katër ditë ka arritur afro 1 milion klikime në platformën YouTube.