Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Pas publikimit të disa posteve në rrjetet e tij sociale, a do të hyjë Butrint Imeri sot në “BBV”?!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime. Së fundmi këngëtari ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e këngëve të tij, por edhe për një lidhje dashurie të së shkuarës.

Para disa vitesh kudo përfitej për një lidhje mes tij dhe moderatores së njohur, Kiara Titos, e cila është tashmë është edhe një nga banoret e “Big Brother Vip 2”. Atë kohë asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht se ishin në një lidhje, por së fundmi në disa intervista para se Kiara të bëhej pjesë e “BBV2” të dy e kanë pranuar këtë.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë. Vetëm pak më parë Butrinti ka ngritur një kuriozitet të madh me anë të postimit të tij të fundit në Instastory, ku ka postuar një foto të tij dhe ka shkruar:

Një befasi këtë javë…

Ditën e sotme në emisionin “Wake Up” është diskutuar rreth këtyre detajeve që publiku ka kapur në publikim e këtyre posteve nga ana tij. Një befasi e mundshme mund të ishte hyrja e tij gjatë spektaklit të sotëm të “Prime”, por është diçka e pakonfirmuar ende. Nëse kjo do të ndodhte, me shumë siguri do të krijohej një situatë mjaft e sikletshme pasi nuk duhet të harrojmë se brenda shtëpisë së “BBV” edhe Luiz Ejlli ka shprehur pëlqim për Kiarën dhe mundohet që gjithmonë të qëndrojë pranë saj, edhe pse pas situatës së krijuar javën e kaluar moderatorja është larguar dhe ka preferuar që të distancohet nga ai.