Celebrities Gossip Showbiz

Pas shpërthimeve në rrjete sociale me deklarata të çuditshme, Fjolla Morina shtrohet në spital!

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Edhe pse prej kohësh të ndarë, ‘thumbat’ në rrjete sociale mes tyre vazhduan për një kohë të gjatë. Nuk dihet nëse më të fundit kanë të bëjnë me ish-partnerin e saj, por gjasat janë të jetë kështu. Me anë të një serie Instastory-sh, bukuroshja ka shkruar disa fjalë të cilat duken si një sulm i drejtpërdrejt.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Fjolla ka shqetësuar ndjekësit me postimin më të fundit ku ka treguar se ndodhet në spital. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur por urojmë të mos jetë asgjë serioze.

Reagimet e Fjollës duket të kenë ardhur menjëherë pasi i pyetur në një bisedë online nga ndjekësit, ish- partneri i saj kur u pyet për këngëtaren u shpreh duke u bërë sikur nuk e njeh.

Epo, edhe kaq kohë pas ndarjes duket se ‘lufta’ mes tyre nuk ka ndërmend të përfundojë…