Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas shumë kohësh Cameron Diaz thyen heshtjen, ja arsyeja pse vendosi që të hiqte dorë nga aktrimi!

Aktorja e njohur Cameron Diaz vendosi pak kohë më parë që të hiqte dorë përfundimisht nga aktrimi dhe këtë e cilësoi si vendimin më të mirë të jetës. Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Heart to Heart” me komedianin dhe moderatorin Kevin Heart ajo rrëfeu pas muajsh të tërë, arsyen e vërtetë që e shtyu të largohej nga aktrimi. Diaz u shpreh se aktrimi e kishte ndarë në copa dhe nuk po e lejonte që ta jetonte jetën të lirë.

Aktorja tha se në të 40-tat kuptoi se një pjesë të jetës së saj nuk e kishte më në menaxhim dhe ndihej keq për këtë fakt. Cameron u shpreh:

Kur i përkushtohesh diçkaje siç bëra unë me aktrimin për një kohë aq të gjatë, disa pjesë të vetes tënde ua dorëzon të tjerëve. Ndërsa tani, rutina ime e ditës është gjithçka që menaxhoj që ta bëj vetë. Largimi nga aktrimi më bëri t’i përkushtohem familjes dhe të bëhem nënë.

Aktorja u bë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregoi se tani familja është e kompletuar.

Gëzuar Vitin e Ri! Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe falenderues për këtë dekadë të re ku lindi edhe vajza jonë Raddix Madden.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, e cila vjen pas shtatë vitesh lidhje me partnerin e saj Benji Madden. Të voglën e tyre kanë vendosur që ta pagëzojnë me emrin Raddix. Dyshja prej kohësh kishin dëshirë të bëheshin prindër.