Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas tragjedisë në sheshxhirimin e “Rust”, tanimë telefoni i Alec Baldwin do të hetohet!

Telashet nuk kanë fund për aktorin Alec Baldwin pas tragjedisë në sheshxhirim. Së fundmi është mësuar se një urdhër kërkimi është lëshuar për hetimin e telefonit celular të aktorit në lidhje me të shtënat fatale kundrejt kineastes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”, sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara të enjten.

Një gjykatës nënshkroi urdhrin ku thuhet se Baldwin, së bashku me avokatin e tij, iu kërkua të kthenin telefonin. Zyrtarët po kërkojnë të marrin mesazhe, regjistra të thirrjeve, fotografi dhe video dixhitale, si dhe çdo mesazh privat të dërguar në platformat e rrjeteve sociale në lidhje me prodhimin e filmit “Rust”, thuhet në urdhër. Gjithashtu duket të merret çdo video, fotografi dhe mesazh të fshirë në telefon që ka të bëjë me filmin.

Në intervistën e parë në televizion që nga tragjedia në sheshxhirim, aktori i njohur Alec Baldwin me lot në sy u shpreh se ai nuk e tërhoqi këmbëzën në armën që vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins, por tha se ajo doli në mënyrë të pashpjegueshme pasi ai e mori atë. 42-vjeçarja Hutchins u vra dhe regjisori Joel Souza u plagos kur arma që Baldwin mbante shpërtheu gjatë provave në një fermë jashtë Santa Fe, New Mexico në xhirimet e filmit “Rust”. Ai tha se po e drejtonte armën në anën e kamerës, ndërsa Hutchins po e udhëzonte atë, në drejtim të saj.

Unë po e mbaja armën aty ku ajo më tha ta mbaja, e cila përfundoi duke u drejtuar pikërisht poshtë sqetullës së saj, ishte ajo që më thanë. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën dikujt dhe më pas do të tërhiqja këmbëzën, kurrë.

Rikujtojmë se, familja Baldwin ka realizuar kartolinën e urimit të festave të fundvitit, bardh e zi. Hilaria e Alec pozojnë me fëmijët e tyre Carmen, 8; Rafael, 6; Leonardo, 5; Romeo, 3; Eduardo, 1 e Lucia, 1. Hilaria shkruan:

Foto pak e egër, shumë e çlirët e perfekte në mungesën e perfeksionit!

Nuk ka dyshime se për foton e postuar në rrjetet sociale, Hilaria aludon për vitin e vështirë që po lënë pas, pas vrasjes aksidentale në sheshin e xhirimit të filmit “Rust” të Drejtores së Fotografisë, Halyna Hutchins.