Aktualitet

Pashkët, Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë: Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re!!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve.

Begaj shkruan në mesazhin e tij se kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re!

“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë!
Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!”, uron Begaj.

Të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët. Në mesnatë, ata kanë mbushur kishat në të gjithë vendin ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit. Ceremonia ka zgjatur deri pas mesnatës dhe pas saj, vezët e Pashkës të lyera me të kuqe, me ngjyrën e gjakut të Krishtit, janë çukitur me ardhjen e ditës së shënuar për të gjithë krishterimin ortodoks në mbarë botën. Një mesazh për këtë festë erdhi nga Presidenti Bajram Begaj i cili uroi besimtarët dhe shkroi se sjell ringjalljen e jetës dhe shënon një nisje të re.

Në Tiranë, mesha u kremtua në Katedralen Ngjalla e Krishtit, nën drejtimin e Kryeposhkepit Anastas. Në Berat, ceremonia e Pashkës u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Johan Qako dhe u ndoq nga qindra besimtar. Ata morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinjtë dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij, si shenjë mirësie dhe shpresës për të marrë bekimin e Zotit. Mesnata, që shënoi edhe ringjalljen e Krishtit, kulmoi në sheshin qendror të qytetit, jashtë Katedrales “Shën Dhimitri”,ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit, me qirinj në duar.