Celebrities Gossip Showbiz

Pasi u shpreh se do të bënte 10 vite burg për të, Atdheu zbulon se nëna e tij do Borën për nuse

Atdheu është një nga ish- konkurrentët më simpatikë të “Për’Puthen”, pasi pothuajse gjithë vajzat e programit donin të kishin diçka me të. Jo vetëm ish- konkurrentet brenda në emision, por ai gjithashtu ka treguar se ka shumë ndjekëse jashtë që e pëlqejnë.

Megjithatë, së fundmi pas daljes nga “Për’Puthen”, ish- konkurrenti ka zbuluar në një intervistë pëlqimin e tij nga programi, megjithatë ndryshe nga çfarë prisnim nuk është asnjëra nga vajzat e emisionit, por vetë prezantuesja, Bora Zemani.

Jam familjarizuar shumë me të sidomos gjatë turneut. Do bëja 10 vite burg për të. 

Megjithatë, duket se Atdheu nuk ka të ndalur me deklaratat e tij për Borën, pasi së fundmi në një intervistë kur është pyetur se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur peng nënës së tij për ta marrë si nuse, ai në mënyrë indirekte tregoi se është Bora.

Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve.

Ndërkohë që Atdheu u nda nga Sara menjëherë pas daljes si çift së bashku nga “Për’Puthen”, ende nuk dihet nëse ka nisur një lidhje. Nga ana tjetër Bora prej pak kohësh është ndarë nga Donald Veshaj, megjithatë mes tyre ende vazhdon të ketë ngacmime ‘thumbuese’ në rrjete sociale.