Showbiz

Paul McCartney zbulon bashkëpunimet e dështuara me Kanye West

Ish-pjesëtari i grupit legjendar “The Beatles”, Sir Paul McCartney së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar për marrëdhënien e veçantë miqsore me reperin Kanye West.

Ai tregoi se vite më parë krejtësisht papritur i erdhi një ofertë për bashkëpunim nga Kanye West të cilën e pranoi edhe pse nuk i’u duk e zakonshme.

Me siguri e mbani mend hitin e padiskutueshëm të tyre “Four Five Seconds” në bashkëpunim me Rihannan. Melodia e kësaj kënge është krijuar nga 77-vjeçari dhe kjo vetëm falë nxitjes nga West.

Por, mesa duket kjo nuk ka qenë kënga e vetme që ata kanë bërë së bashku. Paul rrëfeu se me Kanye kanë realizuar disa këngë të tjera që nuk janë publikuar kurrë.

“Ne ramë dakort që do të punonim për prurje të tjera por nëse nuk do të na pëlqenin atëherë jo vetëm që nuk do t’i publikonim por nuk do t’i tregonim askujt që kemi dështuar.” -përfundoi ai.