Celebrities Film & Tv Showbiz

Paul Rudd tregon se kë do të kishte zgjedhur gruaja e tij si mashkullin më seksi në botë!

Nga “Clueless” dhe “Friends” në filmin me superheronj “Ant-Man”, Paul Rudd ka luajtur gjithçka, nga zemërthyesi te heroi dhe tani, ai është mashkulli më seksi në botë. Rudd fitoi këtë titull nga revista “People”, e cila u zbulua në një skeç komedie të “The Late Show with Stephen Colbert”.

Së fundmi, Paul Rudd u rikthye në tapetin e kuq disa ditë pasi u emërua mashkulli më seksi në botë. Cheslie Kryst i “Extra” u takua me yllin në premierën e “Ghostbusters: Afterlife” në qytetin e Nju Jorkut dhe ajo e uroi atë për titullin e tij të ri.

Kryst pyeti nëse gruaja e tij Julie mund të kishte votuar, a do të kishte votuar ajo për të? Rudd këmbënguli duke u shprehur se:

Jo, ajo do të kishte votuar për Keanu Reeves… Hajde pra tani, ai është Keanu, edhe unë do të votoja për të.

“Ghostbusters: Afterlife” bashkon Dr. Grooberson të Paul Rudd me personazhet origjinale Dr. Peter Venkman (Bill Murray), Dr. Ray Stantz (Dan Aykroyd) dhe Dr. Winston Zeddmore (Ernie Hudson). Fatkeqësisht Harold Ramis, i cili luajti Dr. Egon Spengler, vdiq në vitin 2014.

Ky film zhvillohet 30 vjet pasi fansat panë për herë të fundit ‘veteranët’ e “Ghostbusters” dhe përqendrohet rreth një nëne beqare dhe dy fëmijëve të saj që mbërrijnë në një qytet të vogël dhe fillojnë të zbulojnë lidhjen e tyre me Ghostbusters dhe trashëgiminë sekrete që la pas gjyshi i tyre. Paul tha se i pëlqente të punonte me kastin ikonik origjinal.

Ai e quajti punën në set me Murray, Aykroyd dhe Hudson, “surreale”, duke shtuar se është vërtet emocionuese dhe një nder i madh për të. Sa i përket projektit të tij të radhës, “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”, ai buzëqeshi, duke thënë:

Çfarë mund t’ju them? Asgjë… Biznes filmi këto ditë. Sekretet qeveritare.

Rikujtojmë se, pasi Paul Rudd u emërua mashkulli më seksi i vitit 2021 në botë nga People, Jennifer Aniston ndau një rikthim të dyshes nga filmi i tyre i vitit 1998 “The Object of My Affection”. Aktorja 52-vjeçare uroi aktorin, gjithashtu 52-vjeçar, me një postim në Instagram Stories.

Kjo më bën të lumtur. Ne e kemi ditur gjithmonë këtë, por Paul Rudd është zyrtarisht mashkulli më seksi!