Celebrities Gossip Showbiz

Pavarësisht përpjekjeve të Kanye West, Kim Kardashian duket më e lumtur se kurrë me Pete Davidson!

Kim Kardashian dhe Pete Davidson u panë duke shijuar një mëngjes të qetë në hotelin Beverly Hills të shtunën. Vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj Kanye West pretendoi se Zoti do ta kthejë atë tek ai, pavarësisht divorcit të tyre në pritje, 41-vjeçarja u shfaq teksa u afrua me yllin 28-vjeçar i cili kishte krahun e tij rreth saj.

Kim dhe Pete pozuan për selfie me një turist holandez, të quajtur Paul Barewijk, i cili ishte i emocionuar që u ul pranë çiftit gjatë qëndrimit të tyre në hotel. Ai i tha People se ata padyshim që i dukeshin si çift dhe dukeshin të lumtur që ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata dukeshin të lumtur, u ulën pranë njëri-tjetrit dhe u larguan së bashku. Më dukej si një takim.

Gazetari i muzikës, i cili ishte duke pushuar në Los Angeles nga Amsterdami, zbuloi se nëna e katër fëmijëve bëri foto me të dhe madje ai bëri një selfie me Davidson, të cilat i postoi në llogarinë e tij në Instagram. Për këtë rast, Kardashian mbante një xhaketë gri, dhe kishte një buzëkuq rozë dhe një grim natyral me ton të ngrohtë.

Kujtojmë, se vetëm pak ditë më parë, Kanye West postoi një foto duke u puthur me ish-partneren Kim Kardashian. Pavarësisht faktit se Kim është përfolur për një lidhje me komedianin Pete Davidson dhe Kanye thuhet se po lidhej me supermodelen Vinetria pasi u nda me Irina Shayk, artisti pretendoi se ai bëri publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort.