Për ju që keni një uri të “frikshme” sapo hapni sytë në mëngjes!

Jo të gjithë zgjohemi me të njëjtin nivel urie në stomak. Njerëzit që hanë vonë natën kanë më shumë gjasa të zgjohen pa shumë oreks. Nga ana tjetër, ata që kanë ngrënë darkë më herët ka të ngjarë të ndihen të uritur sapo hapin sytë. Megjithatë, oreksi është një gjë komplekse. Niveli i hormoneve, zakonet e gjumit, plakja dhe faktorë të tjerë mund të ndikojnë nëse ndihemi të uritur në mëngjes.

Keni një metabolizëm të shpejtë. Ndjenja e ngopjes varet kryesisht nga shpejtësia e metabolizmit të organizmit tuaj. Nëse jeni një sportist ose dikush me shumë masë muskulore, me siguri do të digjni më shumë kalori ndërsa flini. Njerëzit me metabolizëm më të shpejtë mund të ndihen më të uritur në mëngjes sesa njerëzit me metabolizëm më të ngadaltë. Një metabolizëm i shpejtë do të thotë që trupi juaj e tret ushqimin më shpejt, kështu që duhet më shumë kohë për t’u ndjerë të ngopur ose mund të ndiheni më shpesh të uritur.

Gjendja mjekësore ju bën të uritur. Sa herë që një gjendje mjekësore ndryshon sheqerin tuaj në gjak, ekziston mundësia që të ndikojë në oreksin tuaj sidomos nëse keni diabet ose probleme të tjera të sheqerit në gjak. Njerëzit me diabet mund të përjetojnë një gjendje të quajtur fenomen agimi. Kjo shkaktohet nga sheqeri i lartë në gjak në mëngjes, i cili mund të çojë në rritjen e urisë.

Nuk flini mjaftueshëm. Gjumi është një faktor shpesh i anashkaluar, por i rëndësishëm në ndjenjën tonë të urisë. Studime të shumta tregojnë se gjumi i mirë dhe oreksi adekuat janë të lidhura. Mungesa e gjumit mendohet se zvogëlon ndjeshëm aftësinë e trurit për të rregulluar oreksin. Ndërkaq, një filxhan kafe në mëngjes mund të mos jetë mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj. Në fakt, mjekët besojnë se koha më e mirë për të shijuar filxhanin tuaj të kafes është mëngjesi i vonë, midis orës 9:30 dhe 11:30.