Health & Beauty

Zemërimi dhe inati jo vetëm që ndikon në gjendjen emocionale por edhe në shtimin e kilogramëve!

Përpos të tjerave, zemërimi është i lidhur drejtpërdrejtë edhe me peshën tonë. Inati ndikon jo vetëm në gjendjen tonë emocionale, por edhe në proceset kimike të trupit tonë. Kur inatosemi çlirohet adrenalinë duke shkaktuar ankth. Për shkak të rrjedhjes së gjakut në organe e muskuj, teksa ndjeni zemërim nuk jeni aspak të uritur, ndonëse e gjitha kjo ka një efekt afatshkurtër.

Pas rënies së nivelit të adrenalinës, na lind nevojë për të zëvendësuar energjinë e humbur, arsye përse nisim të hamë pa ndalim. Kështu, për të ngushëlluar veten dhe për të sjellë gëzim jemi të gatshëm të konsumojmë edhe ushqime që nuk janë aspak të shëndetshme për ne.

Përpiquni të mos hani, me idenë se po i shpëtoni stresit. Kushtojini kujdes dietës dhe ndaloni të ngrënit sapo kuptoni që jeni ngopur. Ankthi shton stresin dhe bashkë me të nivelin e hormonit të kortizolit, që dëmton zemrën, rrit presionin e gjakut dhe ndikon në peshë. Kortizoli e shndërron sheqerin në yndyrë dhe pengon tretjen. E gjitha kjo përkthehet në shtim në peshë.

Largojini emocionet negative duke qenë sa më shumë aktivë përgjatë ditës. Shkoni në palestër, bëni stërvitje ose shëtisni. Stresi sjell pagjumësi e ndërsa vetë pagjumësia çon në mungesë energjie. Kështu gjejmë ngushëllim te karbohidratet, karamelet, pijet e gazuara dhe shumë ushqime të tjera të pashëndetshme.  Nisur nga e gjitha kjo, do të keni vështirësi në kontrollin e oreksit. Gjeni një mënyrë për të rivendosur harmoninë në jetën tuaj.

Diçka të tillë mund ta arrini duke lexuar, takuar miqtë apo bërë një gjë që ju sjell paqe apo kënaqësi. Në dimër jemi më të uritur sepse bën ftohtë. Një studim i publikuar në “European Journal of Clinical Nutrition” ekzaminoi sjelljen e të ngrënit të 600 të rriturve për një vit dhe zbuloi se vjeshta është stina në të cilën ne prezantojmë ushqime më të yndyrshme dhe më kalori.

Bëhet fjalë për rreth 90 kalori më shumë në ditë krahasuar me pranverën, me një kulm në muajin nëntor. Por pse në dimër jemi më të uritur? Ne jemi më të uritur për shkak të trishtimit. Sasia e dritës natyrore që ne jemi në gjendje të “përjetojmë” është e vogël dhe për shkak të kësaj gjendjet e trishtimit rriten.