Food & Drink Health & Beauty

Për ju që vuani nga ekzema, këshilla se çfarë të hani dhe çfarë të shmangni!

Shfaqja e ekzemës në trupin tuaj mund të jetë shumë e dhimbshme. Disa ushqime mund t’i përkeqësojnë simptomat e kësaj gjendjeje të pakëndshme të lëkurës. Sipas Akademisë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë, ekzema është një gjendje inflamatore e lëkurës që shkaktohet nga faktorë mjedisorë dhe gjithashtu mund të trashëgohet ose jo.

Dermatologia Robin Evans thekson se është e rëndësishme të vëzhgohet lidhja midis dietës dhe ekzemës, sepse i njëjti ushqim mund të mos ketë të njëjtin efekt në ekzemën te njerëz të ndryshëm. Kjo është arsyeja pse duhet të hani ushqim që është i mirë për shëndetin e lëkurës dhe që siguron lëndë ushqyese dhe hidratim. Ushqimet që rekomandohet t’i hani nëse keni ekzemë janë vaji i ullirit, peshku, perimet dhe frutat.

Edhe pse disa mjekë rekomandojnë domatet dhe frutat e thata, duhet të keni kujdes sepse mund të jenë alergjenë të mundshëm. Prandaj, nëse keni ekzemë, do të ishte e këshillueshme që të bëni një test alergjie. Dr.Evans rekomandon gjithashtu ushqime si salmoni, skumbri dhe farat e lirit për të marrë acide omega-3 yndyrore. Burime të tjera të acideve omega-3 yndyrore me bazë bimore, përfshijnë farat chia, arrat dhe edamame.

Këshillohet që ta reduktoni konsumin e produkteve të qumështit, pasi qumështi dhe djathi mund ta rrisin inflamacionin në trup. Megjithatë, shumë ekspertë theksojnë se në dietën tuaj duhet të përfshini kosin. Eliminoni ushqimet si si mishi i kuq dhe i përpunuar, ëmbëlsirat, pijet e ëmbla, ushqimet e skuqura dhe brumërat. Është e rëndësishme të theksohet pirja e ujit, sepse njerëzit me ekzemë kanë lëkurë të thatë, kështu që kjo mund t’i ndihmojë ata me hidratim të mirë.