Showbiz

Për të infektuarit nga Covid-19 që nuk rrinë në shtëpi, këngëtarja Enca ka një mesazh

Enca, një ndër këngëtaret me të ndjekura dhe komentuara të estradës shqiptare, ka publikuar në Instagram një Instastory. Këngëtarja u drejtua nga ata njerëz që kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit Covid-19, duke u thënë se nëse ata do rrinin në shtëpi atëherë ka më pak shanse të rritet numri i të infektuarve.

“Sa herë shoh njerëz të infektuar me Covid që shkruajnë “asgjë smë ndalon” dhe vazhdojnë jetën e përditshme…. Mendoj… po sikur të NDALOSH TI së infektuari njerëz të tjerë?!”, shkroi ajo.

Po ju ndani të njëjtin mendim me Encën?!

Rikujtojmë, se 1 muaj më parë këngëtarja pësoi një aksident në të cilin theu këmbën, ndaj i’u desh t’i nënshtrohej një operacioni. Gjendja e saj tani është normalizuar dhe Enca duket mjaft mirë.