Celebrities Live From Tirana

Përballja me fenomenet, kultura e prindërimit dhe shumë këshilla rreth tyre, Eneida Xhelili i tha të gjitha për TAR!

E ftuar në emisionin ‘Live From Tirana’ ishte prezantuesja dhe gazetarja e njohur, Eneida Xhelili. Ajo ka folur në lidhje me prindërimin dhe problemet e tij, kulturën e prindërimit dhe në fund ka dhënë disa këshilla shumë interesante për të gjithë prindërit.

Në lidhje me prindërimin ajo është shprehur se:

Prindërimi është gjëja më e vëshitrë në botë sepse është një profesion i bashkangjitur i jetës, pa shkollë dhe pa diplomë që duhet ta mësosh siç mësohet noti në det, në det të thellë madje.

Më pas Eneida ka folur në lidhje edhe me kulturën që na jep shkolla dhe kulturën që na jep edukimi prindëror, ku ka treguar se:

Edukimi ka të bëjë me mënyrën e të sjellurit, me mënyrën se si jetojmë që kur themi fjalën e parë dhe derisa sjellim vetë fëmijë në jetë, duhet të jetë me shkollimin dhe të mësuarit jo si dy drejtëza paralele që nuk puqen kurrë por të bashkëveprojnë. Na rroftë edukimi dhe përkushtimi në familje dhe mënyra se si ne mundohemi t’i edukojmë fëmijët, kur pastaj mjedisi jashtë bënë të kundërtën. Mua më vjen shumë keq që kur çojmë dhe marrim fëmijët nga shkolla, ne fusim fëmijën brenda dhe pjesa tjetër që del flet me një fjalor të tmerrshëm që për ne prindërit është i frikshëm, atëherë vetvetiu na vjen pyetja që çfarë ndodh në shkollë mësojnë matematikë apo lëndë të tjera, po përsa i përket modelit të përcjelljes së edukatës që bën komplet stafi mësimor. Ambienti dhe mjedisi i shkollës nuk duhet të jetë i shkëputur sepse pastaj dëmtojnë njëra-tjetrën. Unë them se duhet të bashkëveprojnë mjedisi i shkollës, të mësuarit qoftë edhe kurset. Bashkë me atë që bën familja duhet të jenë një trekëndësh i pazgjidhshëm. Sepse ndryshe pastaj nëqoftëse njëra brinjë e trekëndësisht mbetet e pangjitur atëherë ka probleme.

Gjatë kësaj kohe prezantuesja është pyetur edhe në lidhje me ndikimin e imponimit dhe autoritetit si një fakt që ndoshta mund të jetë vrastar kur fëmija i bën gjërat me frikë. Ajo ka thënë:

Liria dhe frika janë sa larg aq edhe afër saqë ndonjëherë ndonjë fije peri i ndan. Për mendimin tim autoriteti nuk vendoset as duke ngritur zërin dhe as duke u tmerruar se erdhi momenti i shkollës. Pastaj nuk mësojmë dhe nuk nxëmë prandaj është e rëndësishme që të nxëmë në atë që mësojmë. Ktu ka të bëjë edhe aftësia e mësuesit se sa metodikë ka në mënyrën e të përcjellit të çdo lënde dhe pastaj sesa i bashkangjitet kësaj edhe ndihma e prindërit dhe me një komunikim të butë. Fëmija duhet të kuptojmë dicka që ka liri por ka dhe limite, pra ka të drejta po ka dhe detyra. Fëmija duhet të ketë disa orare. 

Në çdo moment fëmijët janë pasqyrat e shpirtit dhe marrin edukatën nga prindërit. Rreth kësaj teme Eneida ka treguar disa teknika se si duhet të veprojnë në çdo situatë, ku ka treguar se:

Duhet të kemi kujdes se si sillemi vetë ne në familje, pasi fëmija është si një film pa zë që t’i mund të përdorësh çfarëdolloj teknikash ndërkohë që ai të ndjek ty. Komunikimi dhe e vërteta. Mos i gënjeni asnjëherë fëmijët, mos u mundoni t’i manipuloni sepse ata mund ti hyjnë një rruge që s’do të dimë as ne si të dalim. I duhen shpjeguar sipas moshës përkatëse.

Se sa tolerante dhe deri ku është limiti i saj si prind, ajo është shprehur se:

Bashkëshortët duhet të jenë në unison kur vjen puna për vendimet përballë fëmijës. Nëse njëri thotë një vendim dhe tjetri e hedh poshtë aty pastaj prindërimi është në rrezik. Duhet të jemi në një mendje.

Eneida ka treguar gjithashtu edhe se çfarë prindi është kur vjen pjesa që përballet me fenomene të çuditshme dhe çfarë masash merr…

Unë ja shpjegoj vajzës time. Është ndryshe kur fëmijët rrinë me njëri-tjetrin, luajnë edhe mund të mësojnë. Unë mundohem që ta vëzhgojë pak në distancë. Dua që ajo të mësojë t’i zgjidhi disa gjëra vetë. Prindi mos t’i ndërhyjë në gjëra fëmijës por nëse situata bëhet serioze unë mundohem që të gjejë prindin e fëmijës që të bisedoj me të. Duhet të jemi vëzhgues dhe të ndërhyjmë aty ku duhet.