Design Fashion

Perlat, detaji i munguar në manikyrin tuaj!

Arti i thonjve është bërë plotësuesi perfekt i pamjeve më elegante të sezonit, dhe tani trend-i i fundit i manikyrit po merr një kthesë të tillë.

Rikujtojmë, se ky sezon i ri pranverë-verë është një det me ngjyra të ndezura, ku më e spikatura është ngjyra rozë me nuancat e saj. Zara dhe seksioni i ri në të është i mbushur me ngjyrën rozë të ndritshme nga bluzat e deri te xhinset.

Duke u bërë “aksesori” ideal, thonjtë e zbukuruar me perla shtojnë një detaj të bukur dhe femëror si një alternativë ndaj pamjeve më të spikatura të manikyrëve.

Qoftë për një lulëzim ekstravagant apo një manikyr minimalist, manikyri me perla mund të funksionojë për çdo stil personal.

Frymëzohuni nga ky trend i bukur i artit të thonjve:

Ndërkaq, ne e dimë se sa e lehtë është të mbajmë gjatë gjithë kohës të njëjtin manikyr në gishtat tanë. Por është viti 2021 dhe nëse nuk ke patur kohë për të shmangur trendet e vitit të kaluar, ky është momenti.