Bota

Përmbytjet në Slloveni, dëmet arrijnë në 4.7 miliardë euro!

Dëmet nga përmbytjet më të mëdha në Slloveni kanë arritur në 4,7 miliardë euro. Këtë ka njoftuar kryeministri i Republikës Robert Golob. Sipas deklaratës së kryeministrit, deri në 7 miliardë euro do të ndahen për eliminimin e pasojave të përmbytjeve në pesë vitet e ardhshme.

Më herët, autoritetet sllovene vendosën t’i drejtohen Bashkimit Europian dhe NATO-s për ndihmë në eliminimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore.