Aktualitet

Përmet, bie masa shkëmbore mbi një banesë, shpëtohet një 25-vjeçar!

Në fshatin Çarçovë të Përmetit, një 25-vjeçar mbeti i bllokuar në banesë nga rrëshqitja e një mase shkëmbore, por u nxor dhe u dërgua në spital për shkak të dëmtimeve në këmbë. Burime në terren thanë se i riu e kishte të pamundur të lëvizte për shkak se një pjesë e masivit i zuri gjymtyrët e poshtme.

Njoftimi zyrtar:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari e ka pasur të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh.V.

Në vendngjarje shkuan shërbime të policisë, zjarrfikës e autoambulanca, si dhe u punua intensivisht për nxjerrjen e tij nga banesa mbi të cilën ra masa shkëmbore, duke ia dalë ta shpëtonin. Por, banesa u dëmtua.

Në një tjetër zhvillim, nga dje pasdite, dy turistë zviceranë kanë mbetur në afërsi të Sorokolit, në Malin e Korabit. Dyshohet të jenë bllokuar nga ndonjë ortek. Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana u kanë shkuar në ndihmë e pas lokalizimit, pritet helikopteri për t’i transportuar.