Celebrities Pardon My French Showbiz

“Për’puthen” vs “Big Brother Vip Albania”, ja si shprehet Olsa Muhameti!

Olsa Muhameti ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, ku nën moderimin e Jonidës ajo foli për “Për’puthen” dhe jo vetëm. Në një intervistë shumë te veçantë, ekskluzivisht për Top Albania Radio, Olsa u shpreh ndër të tjera, për krahasimin që shpeshherë i është bërë “Për’puthen” dhe “Big Brother Vip Albania”.

Të dy shumë të suksesshme, duket se fansat e zjarrtë të secilit prej programeve nuk kanë humbur rastin të bëjnë një krahasim rreth ecurisë të secilit prej emisioneve. Por si mendon Olsa rreth kësaj, a i duken asaj këto dy programe rivale me njëra-tjetrën?!

Unë nuk mendoj që jemi programe rivale. Jemi të dy llojeve të ndryshme. “Big Brother Vip Albania” është 24 orë, ndërsa “Për’puthen” vetëm një orë.

Megjithatë, Olsa e pranon se në një moment, ajo e vuri re faktin që vëmendja kaloi te “Big Brother Vip Albania”.

Ka qenë një moment pak javë pas nisjes së Big Brother, që vëmendja kaloi atje. Por tani mendoj që secili program ka rrugën e tij, fansat e tij. Por “Për’puthen” ka kaluar ciklin e fenomenit. Shifrat e tregojnë që është përsëri ndër programet më të ndjekura. Ndërsa, jashtë Top Channel, sigurisht që “Për’puthen” nuk ka rivalë.

Por si ndjehet ajo për faktin që ish pjesëtarë të “Për’puthen” janë bërë pjesë të “BBV” qoftë si banorë ku përmendim Antonelën, apo qoftë si të ftuar në një episod, si rasti i Atdheut?!

Nuk më jep ndonjë ndjesi apo efekt. Por mendoj se “Për’puthen” ka prodhuar personazhe që kanë qenë pjesë e programeve të “Top Channel”. Nga ish pjesëtarët e “Për’puthen” mendoj se Antonela ishte zgjedhja e duhur.