Celebrities Lancio Magazine Music Showbiz

Përse në momentin më kulminant të karrierës së saj Evi Reçi nuk ju përkushtua aq shumë muzikës?!

E ftuar në emisionin e sotëm të “Lancio” ka qenë këngëtarja e mirënjohur Evi Reçi. Edhe pse ajo nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore, gjatë intervistës është hedhur një vështrim rreth karrierës së saj të suksesshme dhe sa i afërt do të jetë një rikthim i fuqishëm në industri. Gjithashtu, artistja ka folur edhe rreth marrëdhënies së saj të fundit me Kledi Hysën, ku na ka treguar disa detaje speciale nga marrëdhënia e tyre.

Rikujtojmë se në momentin më kulminant të karrierës së saj, ajo hoqi dorë nga muzika për të vazhduar studimet. Si ndihet ajo tani për këtë vendim të rëndësishëm që ka marrë në atë periudhë?

Sigurisht, në atë kohë kur merren vendimet, ato mendohen si më të mirat. Nuk jam penduar. Absolutisht jam shumë e lumtur që vazhdova universitetin në atë kohë që sapo plasi boom-i i këngës. Muzika ime u dëgjua shumë. Ju dedikova shkollës dhe kam bërë mirë, sepse vjen një moshë që nuk ke më nerva për shkollë. Domethënë të më thuash për shkollë sot që ta bëj edhe njëherë universitetin, do ta mendoja dhe nuk do ta bëja. Kështu që më mirë që e bëra në atë kohë. Ka pasur efektet anësore kjo situatë, sepse unë isha në një shtet tjetër (Itali) dhe kur mungon fizikisht është e vështirë të mbash gjallë tregun tënd sado që unë isha goxha prezente, por prapë është ndryshe të jesh larg. Kështu që më pengoi në disa gjëra. Më dha shumë.

A ja vlejti kjo zgjedhje e saj? Do të dëshironte që të ndryshonte vendimin nëse do të kthehej sërish pas në kohë?

Po, ja vlejti pa dyshim. Nuk do ta ndryshoja rrjedhën e gjësë.