Celebrities Gossip Showbiz

Përsëri me pushime, Xhensila Myrtezaj na zbulon destinacionin e radhës!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Familja Kallaku shpesh udhëton nëpër botë dhe ndan me ne momente nga pushimet e tyre. E vetëm pak ditë pasi përfunduan pushimet në Bali, ditën e sotme Xhensila na kanë treguar me anë të disa postimeve në Instagram se kanë nisur përsëri pushimet e këtë herë kanë zgjedhur si destinacion Singaporin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Kanë kaluar tashmë disa muaj që kur Xhensila ka publikuar këngën e saj të fundit e duket se ka ardhur koha që bukuroshja të vij me një projekt të ri muzikor. Së fundmi këngëtarja ka postuar një video në Instastory nga një studio muzikore, ku në sfond dëgjohet pak nga kënga e saj e re, e cila do të publikohet së shpejti dhe titullohet “Shuj”.