Celebrities Gossip Showbiz

Aspak ‘photoshop’! Tregon një pjesë nga prapaskenat e këngës më të fundit, Melinda Ademi provokon me linjat e saj perfekte!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Artistja vendosi t’i surprizojë ndjekësit me një bashkëpunim veror me reperin Bardhi. E vetëm pak më parë me anë të disa video-ve nga prapaskenat e këngës që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram ka zgjedhur të provokojë me linjat trupore dhe të na vërtetojë mbi të gjitha se duket ashtu siç shfaqet në foto.

Rina, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë duket se çdo gjë e kanë lënë në të shkuarën. Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi kanë postuar një foto me njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe ka qenë Rina ajo që ka vendosur një fytyrë me dorën përpara që duket sikur na paralajmëron diçka.