Celebrities Music Showbiz

Pink humb njeriun më të shtrenjtë të saj!

Këngëtarja e njohur Pink ka humbur një nga njerëzit e saj më të dashur, të atin. lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja me një postim në llogarinë e saj në Instagram. Në foton bardhë e zi të publikuar, shfaqet Pink së bashku me babain e saj, Jim Moore, duke kërcyer. Këngëtarja shkroi krah fotove:

Deri në përjetësi!

Në foton e dytë ajo shfaqet përsëri duke kërcyer me të, por kësaj here ajo është më e rritur. Rreth një vit më parë këngëtarja zbuloi se i ati vuante nga kanceri dhe se ishte nënshtruar një kimioterapie. Gjithsesi Pink nuk e ka zbuluar ende se cili ishte shkaku i vdekjes së të atit. Menjëherë pas këtij postimi ajo mori mesazhe të shumta ngushëlluese nga miq të saj të njohur.

Në korrik të 2020-s, këngëtarja zbuloi se i ati i shte nënshtruar një kimioterapie për shkak të kancerit në prostatë. Ajo tregoi se i ndjeri kishte pësuar dëmtime në shpinë dhe se kishte humbur funksionin në këmbë. Ndërkohë në fillim të kësaj jave, ajo postoi një foto të saj të vjetër duke performuar në skenë bashkë me të atin.