Celebrities Lancio Music

“Plastic Hearts” i Miley Cyrus shpallet albumi ‘rock’ më i mirë në vend

Të gjithë e kemi në mendje bashkëpunimin më të ri të Miley Cyrus, “Prisoner” që e këndojmë gjithë kohën po ashtu që kërkohet dhe transmetohet shpeshherë edhe në Top Albania Radio. Kjo prurje kaq e bukur është pjesë e albumit më të ri të këngëtares nga Teksasi, që së fundmi ka kryesuar klasifikimet amerikane.

Ylli i muzikës dhe kinematografisë ka marrë një lajm të mrekullueshëm nga stafi i saj dhe ky moment është xhiruar fshehurazi për të parë reagimin e artistes. Në videon e postuar në Instagram, Miley merr lajmin e papritur se “Plastic Hearts” tani mban vendin e parë në klasifikimin e “Billboard” përkatësisht në kategorinë ‘rock’.

“Seriozisht e keni ju?! Mos më thoni që po talleni!” – ishin këto fjalët e Cyrus e cila mëson për suksesin e këtij albumi. Një pjesë e projekteve muzikore të “Plastic Hearts”, 27-vjeçarja ja ka dedikuar ish-ave të saj.