Celebrities Gossip Showbiz

“Po bëhet një telenovelë e mërzitshme”, Monika Lubonja nuk ‘i kursen’ kritikat për historinë e Borës dhe Donaldit!

Monika Lubonja ishte një nga banorët më dinamike të këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Albania”. Ajo dhuroi gjithçka, nga të qeshurat dhe shakatë e shumta me banorët e tjerë, e deri te emocionet e forta gjatë spektaklit. Monika tregoi se nuk ka frikë të sfidojë moshën, dhe të përballojë më së miri bashkëjetesën me të tjerë VIP-a të moshave të ndryshme.

Monika ishte padyshim një nga personazhet më interesante, që shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Ajo spikati për idetë e saj, për origjinalitetin, për debatet dhe spontanitetin e saj në të gjitha lojërat dhe situatat e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Tani Monika po e shijon qëndrimin e saj me familjen dhe miqtë e saj dhe ajo reflekton pozitivitet dhe buzëqeshje edhe në rrjetet sociale.

Mirëpo, duket se me një nga ish-banorët me të cilin kishte marrëdhënie deri diku të mira brenda shtëpisë, gjërat nuk janë më të tilla. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja teksa është pyetur për historinë e shumëpërfolur ende edhe pse shumë muaj pas përfundimit të spektaklit, Monika nuk i kurseu aspak kritikat duke u shprehur se tanimë e gjitha po bëhet për marketing.

Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarëdo jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mirë. 

Rikujtojmë se në fakt aktorja ka qenë e ftuar në emisionin e parë të vëllezërve Veshaj ‘Më lër të flas’ dhe marrëdhënia e tyre dukej shumë e mirë, ndaj ende nuk dimë se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre.