Celebrities Gossip Showbiz

“Po të isha single…” Loja e Armaldos brenda shtëpisë së BBV!

Banorët e “Big Brother Vip Albania” padiskutim që janë bërë kryefjalë e këtyre ditëve, me protagonistët që kanë ngjallur simpati dhe antipati me situatat që krijojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata tashmë kanë fansat e tyre, ndjekësit dhe simpatizantët e tyre që duke se i përkrahin deri në fund.

Të tjerë kanë rritur numrin e fansave, të tjerë na kanë zbuluar më shumë nga vetja duke na mundësuar t’i njohim shumë më tepër, përtej artit të tyre, dhe të tjerë ndoshta na kanë surprizuar, qoftë për mirë apo për keq, me disa që madje i kanë zhgënjyer fansat e tyre jashtë. Megjithatë, duket se ky nuk është rasti i Armaldos, të cilin e kemi njohur shumë më tepër, përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV.

Ai ka krijuar situata komike me batutat e tij, ka përçuar emocione të forta, por edhe ka sjellë mesazhe të forta. Armaldo na ka treguar se di të bëjë lojë brenda BBV, teksa së fundmi është shprehur te Kristi që nëse do të ishte single, strategjia e tij do të ishte totalisht ndryshe.

Unë jam në një pozicion tjetër, prandaj nuk jam 100% pjesë e Big Brother. Është pak e vështirë për mua në çdo drejtim, në çdo aspekt, në çdo gjë. Kur hedh hapin duhet të kem kujdes. Sado ta përfytyroj unë, po të isha single, do e shijoja pafund, do ta trazoja, do bëja shumë gjëra…