Showbiz

Post Malone thuajse humb ndjenjat në skenë, fansat e shqetësuar se mos ishte droguar

Një video e shkurtër e këngëtarit post Malone po qarkullon me shpejtësi në rrjetin social Twitter.

Gjatë një koncerti në Memphis, 24-vjeçari thuajse humbi ndjenjat gjatë performancës së këngës “I Fell Apart” duke kënduar keq derisa thuajse ra në tokë me rrokullisma.

Megjithatë ai i siguroi fansat se është si kokrra e mollës edhe pse këta të fundit u shqetësuan duke menduar se mos këngëtari kishte konsumuar ndonjë lloj droge para festivalit.

Pasi kjo video u bë virale, në koncertin e rradhës, Malone i siguroi të gjithë se ishte shumë i shëndetshëm dhe se thjesht po mundohej të argëtonte fansat e tij.