Celebrities Gossip Showbiz

Pra fjalët për lidhjen e re të Romeos janë të vërteta? Donaldi reagon për herë të parë

Fotot virale që po qarkullojnë së fundmi, ku duket Romeo teksa po puthet me një bjonde misterioze në Barcelonë janë kryefjala e portaleve. Megjithatë, disa dyshime janë hedhur se mund të ketë qenë dhe vëllai i tij, Donaldi, pasi të gjithë mendonin se Romeo ishte në një lidhje me vajzën e ish- zv/ kryeministrit Niko Peleshi, Aleksian.

Gjërat duken të mos jenë kështu, pasi një reagim i ardhur nga Donaldi në Instastory ku zbuloi se nuk ishte ai në fotografi, por tërthorazi pranoi se ishte i vëllai, Romeo.

O portale, o gjiganta. Unë jam i mbushur me tatoo në të dyja këmbët. E kuptoj që vdisni për lajme por (shhh, nënkupton me emoji-n e tij Donaldi)

Ndërsa në një story tjetër, ai tregon se ka ‘sugjeruar’ vëllain e tij të bëjë tatuazhe të njëjta në këmbë si ai, nëse nuk do të ‘dalë zbuluar’.

Pra, Romeo apo Donaldi? Nuk e dimë ende se e kujt është bjondja misterioze, por të paktën dimë t’ju tregojmë se kush është ‘Margarita’ e tyre.

Teksa kujtojmë se të ftuar në “Pardon My French” në TAR, vëllezërit Veshaj kanë treguar se nuk ka asnjë vajzë në jetën e tyre romantike, megjithatë faktet vërtetojnë të kundërtën.